“Kapen keq” kunati i Albulena Haxhiut me vëllain e Fatmir Limajt: Zhvatës, hajn ordiner… (Pamjet)

Aktuale

“Kapen keq” kunati i Albulena Haxhiut me vëllain e Fatmir Limajt: Zhvatës, hajn ordiner… (Pamjet)

Nga: N. H Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:48
Albulena Haxhiu dhe Fatmir Limaj

Dardan Krasniqit, kunatit të Albulena Haxhiut, aspak nuk i ka pëlqyer një deklaratë e vëllait të Fatmir Limajt, Demirit.

Demir Limaj nga një odë e Malishevës ka porositur të rinjtë që mos të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, këta të fundit janë mashtrues.

Ndërsa, lidhur me këtë deklaratë të Limajt, ka reaguar Dardan Krasniqit, kunatit të Albulena Haxhiut.

Krasniqi kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka quajtur zhvatës, e hajn ordiner.

“Fatmir Limaj: është mashtruesi më i madh i pas luftës. Shantazhues e zhvatës, hajn ordiner. Në fakt vet Bellanica e njeh më së miri sepse edhe tokat ua shiti e privatizoi. Edhe pse në këtë tubim kërkon që të pengohet rinia e Malishevës ta voton Lëvizjen VETËVENDOSJE! Ai kurrë nuk do mund ta ndalë askë, madje as lagjen e fshatin e vet! 14 Shkurti do të jetë data e 2021 viti kur ai përfundimisht merr fund si hajn!”, shkruan Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë se akoma pa filluar fushata, partitë në teren po prezantojnë platformat e tyre. Ndërsa, nuk mungojnë edhe akuzat e kundërakuzat për njëra-tjetrën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat