Pas akuzave se “e çoi në Hagë”, Ramiz Lladrovci publikon foto me Thaçin

Aktuale

Pas akuzave se “e çoi në Hagë”, Ramiz Lladrovci publikon foto me Thaçin

Më: 17 janar 2021 Në ora: 12:49
Ramiz Lladrovci

Pas akuzave që bëri gazetari Vehbi Kajtazi për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, si ai është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë, për rastin e Behajdin Hallaqit, ka reaguar Lladrovci.

Ai publikoi një foto në profilin e tij në Facebook, së bashku me ish- presidentin Thaçi, duke i dërguar edhe një herë mesazhe ndaj gazetarit Kajtazi.

“Të vërtetat e dhimbshme, po i ngacmojnë ende pasardhësit shpirtëror të mendësisë kriminale të ish regjimit. Porosi për gazetarucin: Moti jam përballur dhe përballem me shpifjet e ish-regjimit kriminal, ju njoh mirë.

E di, ju dhemb shumë e vërteta, por të kaluarën nuk mund ta korrigjoni!”, ka shkruar Lladrovci.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat