Major Nazif Ramabaja shkruan për vrasjen e Smajl Hajdarajt: Ja çka na tha në takimin me Tahir Zemajn

Aktuale

Major Nazif Ramabaja shkruan për vrasjen e Smajl Hajdarajt: Ja çka na tha në takimin me Tahir Zemajn

Nga: P.R Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:12
Komandanti i shtabit rajonal të Rugovës dhe ish deputeti i LDK-së, Smajl Hajdaraj

Bashkëluftëtari dhe ish zëvendësi i kolonel Tahir Zemajt, Major Nazif Ramabaja, ka përkujtuar ish Komandantin e shtabit rajonal të Rugovës dhe ish deputetin e LDK-së, Smajl Hajdarajn, në 17 vjetorin e vrasjes së tij.

Major Ramabaja ka rrëfyer takimin që kishte zhvilluar me Smajl Hajdarajn, bashkë më kolonel, Tahir Zemajn.

“Ende më janë të freskëta fjalët tuaja në takimin tonë të përbashkët me kol. Tahir Zemaj në gjashtë sy kur thoshe: "Ne jemë të vendosur për krijimin e shtetit, me sa po duket dikujt kjo i pengon dhe dëshiron të marrin pushtetin me dhunë, frikësime, kërcënime dhe shpërndarje të afisheve për të arrestuar veprimtarë të pushkës dhe të penës, çka është më e keqja për ti vrarë, likuiduar, linquar sipas metodave Envero-Staliniste"”, ka shkruar Ramabja, përcjellë “Bota sot”.

Shkrimi i plotë:

Vrasja e komandantit të shtabit rajonal të Rugovës, kryeshefit të operativës në Brigadën 136 "RUGOVA" dhe deputetit të Parlamentet të Kosovës në legjislaturën e parë SMAJL HAJDARAJ.

Shkruan: Major Nazif Ramabaja

Shtatëmbëdhjetë janari ishte ditë e kobshme për institucionalistin dhe njeriun shumë të afërt të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, ata të cilët shuanë jetën në vrullin më të madh të veprimtarisë suaj, duke zbatuar urdhrat e padronëve të tyre quhen kriminel dhe farë e humbur e cila dhashtë zoti u shfaroftë njëherë e përgjithmonë.

Smajli ishte dhe mbetet një ndër admiruesit e flakët të Presidentit historik dhe arkitekt të Pavarësisë së Kosovës Dr. IBRAHIM RUGOVA dhe zbatues i përpiktë i strategjisë së kol Ahmet Krasniqit, Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës për përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e luftës për çlirimin definitiv të Kosovës.

Kontaktet e vura me kol. Tahir Zemaj komandantin e SHORRD vetëm sa e përforconin këtë bindje se për çlirimin e Kosovës do të luftojmë deri në njeriun e fundit.

Ende më janë të freskëta fjalët tuaja në takimin tonë të përbashkët me kol. Tahir Zemaj në gjashtë sy kur thoshe:

"Ne jemë të vendosur për krijimin e shtetit, me sa po duket dikujt kjo i pengon dhe dëshiron të marrin pushtetin me dhunë, frikësime, kërcënime dhe shpërndarje të afisheve për të arrestuar veprimtarë të pushkës dhe të penës, çka është më e keqja për ti vrarë, likuiduar, linquar sipas metodave Envero-Staliniste".

Shtrohet pyetja a ishte e rastësishme përzgjedhja e datës 17 janari e cila përputhet me vrasjen e heroit Jusuf Gërvalla, vëllaut Bardhoshit dhe bashkëveprimtarit Kadri Zekës dhe kush qëndron pas kësaj vrasje dhe vrasjeve të tjera në janarin e kobshëm.

Janari i përgjakshëm mori figurat më të rëndësishme të kombit, veprimtarë të devotshëm dhe patriot të cilët kanë meritën më të madhe për zhvillimin e proceseve drejtë shtet rrugëtimit për tu bërë pjesë e bashkësisë së kombeve të lira.

Smajli do të kujtohet si njeri i urtë, punëtor i zellshëm, familjar i devotshëm e mbi të gjitha për vendosmërinë në qëndrimet dhe parimet e tija të cilat si thente dhe ndryshonte as por hatër të dikujt dhe as për shkak të kërcënimeve të cilat ishin prezentë nga kundërshtarët politikë.

Është koha e fundit që institucionet e Republikës së Kosovës të vetëdijesohen dhe të fillojnë zbardhjen e vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës sepse vetëm në këtë mënyrë të rënët do të flenë të qetë në amshim, ndërsa familjarët do kenë si sadisfakcion se drejtësia vonon, por kurrë s´humbë.

Ne s´do të pajtohemi kurren e kurrës me deklaratat se hetimet janë duke vazhduar dhe konstatimet apo thirrjet se duhet zbuluar vrasjet e tilla, kjo duhet të jetë prioritet ndaj prioriteteve.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Smajlin, nderi dhe krenaria qoftë mbi te dhe familjen Hajdaraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat