Menduh Abazi aderon në PDK, Hoxhaj: Lista jonë fituese e Rimëkëmbjes do ta kthejë dinjitetin e vendit

Aktuale

Menduh Abazi aderon në PDK, Hoxhaj: Lista jonë fituese e Rimëkëmbjes do ta kthejë dinjitetin e vendit

Më: 17 janar 2021 Në ora: 13:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar për aderimin e Menduh Abazit në PDK.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është i lumtur që në mesin e ekipit të Rimëkëmbjes, u bashkua edhe Menduh Abazi.

“I lumtur që në mesin e ekipit fitues të Rimëkëmbjes u bashkua me ne edhe Menduh Abazi, ish gazetar shumëvjeçar dhe profesionist. Bashkë me të si kandidat për deputet dhe me listën tonë fituese të rimëkëmbjes do ta kthejmë dinjitetin e vendit, do ta rimëkëmbim atë dhe do ta kthejmë epokën e artë të qeverisjes!

#Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat