Valdete Idrizi: E nderuar që PDK-ja më besoj sërish – në vitin 2021, numri 21

Aktuale

Valdete Idrizi: E nderuar që PDK-ja më besoj sërish – në vitin 2021, numri 21

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:32
Valdete Idrizi

Kandidatja për deputete nga Mitrovica, Valdete Idrizi, ka thënë se është e nderuar që partia e saj i dha sërish besimin për të kandiduar për të hyrë në listë.

Ajo ka falenderuar përkrahësit dhe ka kërkuar sërish besimin për t’u bërë zë në Kuvend.

Idrizi ka potencuar se meqë është viti 2021, ta keni parasysh numrin 21.

Statusi i plotë:

Të dashur miq,

Jam e nderuar që edhe këtë herë strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, më dhanë besimin të jem në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 Shkurtit, me nr.21.

Duke ju falenderuar për përkrahen e vazhdueshme që më keni dhënë, uroj që edhe këtë herë ta marr besimin tuaj që të jem zëri i juaj në Kuvendin e Kosovës!

Na priftë e mbara.

Pra, në vitin 2021, numri 21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat