Pakënaqësi në AKR: LDK’ja na i ndërroi fjalët

Aktuale

Pakënaqësi në AKR: LDK’ja na i ndërroi fjalët

Më: 17 janar 2021 Në ora: 14:41
Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli

Pas publikimit të listës së kandidatëve për deputetë, informata të shumta ishin që renditja e kandidatëve për deputetë në listën e LDK-së, kishte shfaqur pakënaqësi te partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli.

Por, në një prononcim zëdhënësi Vesel Makolli, ka treguar që ka pakënaqësi rreth renditjeve të kandidatëve të AKR-së që do të garojnë së bashku me LDK’në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Është një pakënaqësi, se ne jemi marrë vësh për një tjetër renditje, kur i kemi dërguar kandidatët, i kemi dërguar edhe numrat që jemi marr vesh më herët”, tha Makolli.

“Nuk është se pse ju ka ndërruar numri presidentit, Behgjet Pacollit, se në marrëveshja ka qenë numër katër, tash është numër 5 . Po nuk është kjo pakënaqësi e jona shkaku i Behgjet Pacollit, se atë vendos i 80-ti, 100-ti, ai merr vota, nuk është aty problemi. Por, problem është tek të tjerët kandidatë, ku pastaj është krijuar një pakënaqësi”, shtoi ai.

Ndërsa, i pyetur se a do të largohen pas këtyre pakënaqësive nga lista e përbashkët me LDK-në, ai u përgjigj: “Nuk besojmë që do të ketë problem, ekipet tona janë duke punuar ndërmjet veti dhe do të vazhdojmë të jemi në listë të përbashkët me LDK-në”.

Ndërkohë, kandidati i AKR’së për deputet Jetlir Zyberaj, sot deklaroi se partia e tij nuk ka pakënaqësi me LDK’në.

“S’ka pakënaqësi”, ka deklaruar Zyberaj, i pyetur se cilat janë pakënaqësitë e AKR’së lidhur me listën e LDK’së.

Ndërkohë, zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Deri më tani, Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, në të cilën janë 5 anëtarë të AKR’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat