Lobi Euro-Atlantik Shqiptar reagon pas vendimit të KQZ

Aktuale

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar reagon pas vendimit të KQZ

Më: 17 janar 2021 Në ora: 15:47
Ilustrim

Duke ndjekur replikat e shumta të ngritura në lidhje me vendimin e marrë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës mbi verifikimin e aplikimeve nëpërmjet telefonit të çdo votuesi të deklaruar në Diasporë, Këshilli i Përgjithshëm i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar vijon me deklaratën e mëposhtme.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar respekton çdo vendim të marrë nga institucionet dhe presim që KQZ të jetë i qartë në çdo udhëzim në lidhje me procedurat e vendimet e dala prej tij, transparent në këtë proces zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë të datës 14 Shkurt 2021 si dhe të shohë me përgjegjësi dhe seriozitet çdo verifikim të çdo aplikanti.

LEASH bën thirrje bashkëatdhetarëve në diasporë të jenë të vëmendshëm dhe të përpiktë në përmbushjen e kërkesave të KQZ në mënyrë që vota e tyre të mos shkojë dëm.

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar është i gatshëm dhe mirëpret çdo bashkëpunim për përmirësime të ligjit zgjedhor për sa i përket votës së diasporës, me synim thjeshtimin e procedurave zgjedhore, çështje që do ndiqet e për të cilën do të punohet gjatë legjislaturës së ardhshme.

Për LEASH

Zyra e Shtypit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat