Shpend Ahmeti u uron nxënësve dhe stafit shkollor rifillimin e mësimit, apelon pë respektim të masave anti-COVID

Aktuale

Shpend Ahmeti u uron nxënësve dhe stafit shkollor rifillimin e mësimit, apelon pë respektim të masave anti-COVID

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:35
Shpend Ahmeti

Nesër në gjithë vendin, nis gjysmë vjetori i dytë. Ndërsa, me këtë rast, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi të bërë në FB, të gjithë nxënësve dhe stafit shkollor u ka uruar rifillim të mbarë.

Ai ndër të tjera ka bërë edhe apel për respektim të masave anti-COVID.

Ky është postimi i tij i plotë:

Me rastin e fillimit të periudhës së dytë të vitit shkollor 2020/2021, ju dëshirojmë të gjithë nxënësve dhe stafit të shkollave një rifillim të mbarë!
Si komunë i kemi bërë të gjitha përgatitjet në të gjitha objektet shkollore për fillimin e kësaj periudhe.
Shkollat kanë bërë dezinfektimin e objekteve shkollore dhe gjithashtu kanë shfytëzuar pushimin dimëror për përmirësimin e kushteve infrastrukturore, ku kemi filluar edhe procesin për instalim të internetit në të gjitha klasët dhe kabinetet.
Ju bëjmë thirrje për respektimin e masave anti-covid, për të ruajtur shëndetin tuaj të dashur nxënës, mësimdhënës, menaxhment dhe staf i shkollës.
Shëndet dhe suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat