Kimete Berisha për debatin e ftuar nga Hoxhaj: Ja çka do të bëja po të isha në vend të Albin Kurtit

Aktuale

Kimete Berisha për debatin e ftuar nga Hoxhaj: Ja çka do të bëja po të isha në vend të Albin Kurtit

Nga: D.RR Më: 17 janar 2021 Në ora: 20:19
Kimete Berisha dhe Albin Kurti

Opinionistja Kimete Berisha, ka shkruar në Facebook se “eleganca është refuzim”, duke iu referuar refuzimit të ftesës së Enver Hoxhajt për debat, nga Albin Kurti. 

Ajo shkruan se po të ishte në vend të Albinit, do ta kishte mohuar keq Enver Hoxhajn. 

Berisha thotë se refuzimi i Kurtit për debat është pozitiv, sepse në të kundërtën, Kurti do t’i bindej “urdhërit” të Hoxhajt. 

Postimi i saj i plotë: 

'Eleganca është refuzim'. 

Nuk mund të jetë temë e debatit se  

'Kush është më i mirë, më i ndershëm, më i ditur dhe më i zoti' - Albin Kurti apo Enver Hoxhaj 

Të gjithë do të thoshin: Albini.  

Enveri boll e ka që Albini s'po e 'mohon', por po e refuzon në heshtje. 

Sepse, nëse Albini do të pranonte të debatonte me Të, do ta pranonte 'urdhërin' e Tij. 

Refuzimi i heshtur i Albinit është mirësjellje.  

Me qenë në vend të Albinit e kisha mohu keq Enverin, (derën s'kish ditë me gjetë),  

natyrisht 'me zë të butë dhe me argumente të forta'.  

P.S. Frymëzuar nga Diego Maradona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat