Rimëkëmbja e PDK-së – Gazetari i ekonomisë, zbulon se çfarë mashtrimi bëri PDK-ja

Aktuale

Rimëkëmbja e PDK-së – Gazetari i ekonomisë, zbulon se çfarë mashtrimi bëri PDK-ja

Më: 17 janar 2021 Në ora: 22:31
PDK

Gazetari i ekonomisë, Zekirja Shabani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka treguar që PDK nuk guxon ta rrisë pagën minimale në 300 euro, për shkak të veteranëve.

Shabani, ka treguar se pagesa e veteranëve është e lidhur direkt me pagën minimale, e cila aktualisht është 170 euro dhe se sipas tij, derisa nuk pastrohen listat e veteranëve, sipas ligjit, ata duhet të paguhen sa paga minimale.

“Pagesa e veteraneve është e lidhur direkt me pagën minimale, e cila aktualisht eshte 170 euro, dhe derisa nuk pastrohen listat e veteraneve, ligji e thotë se veteranet duhet te paguhen sa paga minimale. Një rritje e tille, do t’i kushtonte buxhetit afro 200 milionë euro vetëm për veteranet”, ka shkruar Shabani.

Ai po ashtu ka thënë se buxheti i Kosovës nuk mund ta përballojë një pagesë të tillë shtesë, dhe sipas tij, këtë e dinë shumë mirë Bedri Hamza.

“PDK nuk besoj se eshte e gatshme ta sfidoje veten me veteranet”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat