Hoti: Hajdaraj ishte bashkëpunëtor presidentit Rugova dhe komandant i UÇK-së

Aktuale

Hoti: Hajdaraj ishte bashkëpunëtor presidentit Rugova dhe komandant i UÇK-së

Më: 17 janar 2021 Në ora: 22:41
Smajl Hajdaraj

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se 19 vjet më parë, u vra deputeti Smajl Hajdaraj, që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Hoti ka thënë se Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“19 vjet më parë, në ditë lirie, u vra deputeti që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”.

“Smajl Hajdaraj ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe komandant rajonal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat