Haradinaj: Jemi të gatshëm të marrim edhe Presidentin edhe Qeverinë

Aktuale

Haradinaj: Jemi të gatshëm të marrim edhe Presidentin edhe Qeverinë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 08:07
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj nga AAK thotë se nëse kjo parti i merr votat e mjaftueshme, do marrin edhe presidentin edhe qeverinë.

Ai deklaron se kjo parti ka 109 kandidat potencial për kryeministër.

“Nëse i marrim votat e mjaftueshme do e marrim edhe presidencën edhe Qeverinë. Kemi 109 kandidat potencial për kryeministër. Ne Ramushin e kemi kandidu para vendimit të quditshëm të Kushtetueses që për një deputet i qoi edhe 119 të tjerë në shtëpi”, deklaroi Haradinaj.

Kujtojmë që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u nominua si kandidat për president, para vendimit të Kushtetueses.

Teksa, tani Haradinaj në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, do të jetë si bartës i listës të AAK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat