Osmani uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e procesit mësimor

Aktuale

Osmani uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e procesit mësimor

Më: 18 janar 2021 Në ora: 10:25
Vjosa Osmani

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot është një ditë domethënëse, një rifillim për zënë dije.

“Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes. Do të aftësoheni të merrni vendime për veten e më pas edhe për të tjerët. Në këtë gjysmë vjetor uroj që secili nga ju të ndihet krenar për arritjet”, ka shkruar Osmani.

Postimi i plotë:

Të dashur nxënës, prindër e mësimdhënës,

Sot keni nisur gjysmëvjetorin e dytë, megjithëse në rrethana më specifike, shkaku i pandemisë Covid-19. Një ditë domethënëse, një rifillim për të zënë dije.

Përpara keni një periudhë me plot angazhime e sfida. Investimi në arsim duhet të jetë proritet mbi prioritetet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund ta krijojmë një ekonomi të qëndrueshme, një shoqëri stabile dhe një shtet të fortë.

Në rrugën e dijes ju do të vendosni themelet e të ardhmes. Do të aftësoheni të merrni vendime për veten e më pas edhe për të tjerët.

Në këtë gjysmëvjetor uroj që secili nga ju të ndihet krenar për arritjet.

Duke ju inkurajuar për sa më shumë përkushtim në çdo ditë të mësimit, uroj për një fillim të mbarë dhe një përmbyllje me sukses!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat