Ish-këshilltari i Kurtit akuzon KQZ-në, thotë se po bashkëpunon me partitë e tjera

Aktuale

Ish-këshilltari i Kurtit akuzon KQZ-në, thotë se po bashkëpunon me partitë e tjera

Nga: A.Morina Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:01
Valdete Daka

Elvis Hoxha, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka thënë se të gjitha partitë kundërshtare të Lëvizjes Vetëvendosje, po i kryeson KQZ-ja.

Madje, Hoxha akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se po përpiqet ta ndalojë votën e mërgatës.

"Ata janë të gjithë bashkë dhe i kryeson KQZ-ja. Do të përpiqen të ndalojnë kandidimet e listës së Vetëvendosjes, do të përpiqen të ndalojnë votat e mërgatës", shkroi Hoxha në Facebook, përcjell "Bota sot".

Postimi i plotë

Ata janë të gjithë bashkë dhe i kryeson KQZ-ja. Do të përpiqen të ndalojnë kandidimet e listës së Vetëvendosjes, do të përpiqen të ndalojnë votat e mërgatës.

Vetëm një përgjigje është meritore dhe e drejtë. Votoni sa më shumë. Koalicioni i Vetëvendosjes me popullin nuk ndalet më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat