Balaj Halimaj: Aty ku pija kafe me bacën Jakup, sot po e pi me vajzën e tij

Aktuale

Balaj Halimaj: Aty ku pija kafe me bacën Jakup, sot po e pi me vajzën e tij

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:45
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeminstrja në detyrë, Albulena Balaj Halimaj, ka publikuar një fotografi me Gresa Krasniqin, vajzën e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balaj Halimaj ka thënë se në vendin që dikur pinte kafe me Jakup Krasniqin, sot po e pi atë me vajzën e tij.

“Kënaqësi të kujtonim bashkë momentet më të mira me të. Presim të na kthehesh shpejtë Baci Jakup.”, ka shkruar ajo në Facebook.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Ky është postimi i saj i plotë:

Aty ku pija kafe bashkë me Bacën Jakup, sot po pi kafe me Gresën, vajzën e tij.

Kënaqësi të kujtonim bashkë momentet më të mira me të.

Presim të na kthehesh shpejtë Baci Jakup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat