Ambasadori i Norvegjisë përgëzon Kurtin për përfshirjen e madhe të grave në listën e kandidatëve për deputetë

Aktuale

Ambasadori i Norvegjisë përgëzon Kurtin për përfshirjen e madhe të grave në listën e kandidatëve për deputetë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 13:36
Pamje nga takimi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl, me të cilin biseduan për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas komunikatës së VV-së, Kurti tha se këto zgjedhje më shumë i ngjasojnë një referendumi.

Ndërsa, ambasadori siç thuhet në komunikatë, ka përgëzuar Kurtin për përfshirjen e madhe të listën garuese.

Komunikata e plotë:

Ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl, sot e priti në zyren e tij, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidati ynë për kryeministër, z. Albin Kurti, bashkë me asistenten e tij, znj. Valë Gjonbalaj. Ata diskutuan për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, përgatitjet që po i bën Lëvizja për fushatë, dhe veçanërisht për rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ditën e votimit.

Kryetari u shpreh se këto zgjedhje dallojnë shumë nga ato të mëparshmet për shkak se këtë herë ato më shumë do t’i ngjajnë një referendumi. Ambasadori e përgëzoi Kryetarin për përfshirjen e madhe të grave në listën tonë garuese dhe i uroj suksese në këto zgjedhje. Kryetari Kurti e falënderoi ambasadorin Grøndahl për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit norvegjez për Kosovën.

Dy palët u pajtuan që të mbeten në kontakt dhe të avancojnë bashkëpunimin edhe në qeverisjen e ardhshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat