U.d. Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut, Patrick Heck

Aktuale

U.d. Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut, Patrick Heck

Më: 18 janar 2021 Në ora: 14:47
Foto nga vendi i ngjarjes

U.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Lukesmburgut, Patrick Heck.

Në takim, u.d. Presidentja Osmani i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Heck dhe e ka falënderuar shtetin e Luksemburgut për ndihmën dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

U.d. Presidentja ka folur me ambasadorin Heck edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme, duke shfaqur besimin për një proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat