Flet Liri Loshi pas kandidimit për deputet, ja pse zgjodhi pikërisht Vetëvendosjen

Aktuale

Flet Liri Loshi pas kandidimit për deputet, ja pse zgjodhi pikërisht Vetëvendosjen

Nga: M.H Më: 18 janar 2021 Në ora: 14:51
Liri Loshi

Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me aderimin e tij në VV.

Loshi u shpreh që është i gatshëm të punoj për atdheun e tij dhe se duhet të përfaqësohet diaspora në parlament, transmeton “Bota sot”.

Më tej, ai bënë thirrje diasporës që të dalin të votojnë pasi më shumë se kurr Kosova ka nevojë për ndryshim.

Loshi tregoi gjithashtu pse zgjodhi pikërisht Vetëvendosjen, ai shpreh që që Kurti dhe Vetëvendosja mbetën binomi i shpresës duke mos lënë anash as Osmanin, të cilët i çmon lartë.

Postimi i plotë

“Mos shkruaj, por eja në Kosovë dhe puno për Kosovën!” - ka qenë thirrje e shpeshtë e kundërshtarêve të opinioneve të mia politike. E po ja ku jam, i gatshëm të vij dhe të punoj për atdheun tim. Por, duket se kjo tash po i shqetëson disa.

“Hajde guxo e matu!” Ja po dal të matem. E marr votën vij, s’e marr votën nuk vij. Kaq e thjeshtë është kjo punë. Nuk vij atje me “ferman”. Nëse nuk e marr votën kjo do të thotë se unë atje nuk le asnjë shtek. Kosova ka burra e gra të devotshëm dhe nuk i duhet ndihma shtesë.

“Duhet të përfaqësohet diaspora në parlament.” Ja ku e keni rastin për ta pasur përfaqësuesin tuaj që ka vullnetin me ba çdo gjë për Kosovën dhe për juve! Nëse dikush e bën Kosovën ndonjëherë Zvicer e bëjmë ne diaspora, kurrkush tjetër. Hajde të lidhemi fort mes vete dhe të investojmë në Kosovë. Ta ndalim rrjedhën e trurit që po na merr Evropa! Ta ndalim rrjedhën e parasë që po na e merr Serbia! Kosova ka tru, por truri po ikën! Kosova ka para, por paraja po ikën. Të rinjtë nuk kanë vende pune që me mujtë me e gjeneru paranë aty ku jetojnë. Qytetari ynë atje po mbetet pa sherbime cilësore në arsim, mjekësi e fusha tjera. Qytetari ynë po mbetet i varfër.

“Mirë që po vjen, por pse me Vetëvendisjen?” Unë kam folë me mergimatarët tanë investitorë potencialë këtu në Kanada dhe ata më përkrahin mua. Edhe komuniteti shqiptar më përkrah mua, pavarësisht dallimeve politike. Në e kemi një rrjet biznesi të fuqishëm në Kanada që është i lidhur edhe me Amerikën, me rrjetin e bizneseve atje, po edhe me njerëz të rëndësishëm të Kongresit si dhe Senatit Amerikan. Këta thonë se krejt çka duam tash është që në Kosovë të vendoset dhe të mbretërojë shteti ligjor.

Ne mergata kemi nevojë për atdheun, ju në Kosovë keni nevojë për paratë tona. Hajde t’ia japim votën tonë subjektit dhe liderit që e vendos rendin dhe ligjin. Ky subjekt politik është Vetëvendosja dhe Albin Kurti. Albini me Vjosën! Ky ishte dhe mbetet binomi i shpresës. Të dytë janë të mençur e guximtarë, paçka se të ne guximi po quhet autokraci! E po pa një “autokrat” nuk vendoset rendi dhe ligji, nuk ndalet krimi ekonomik, nuk ndalet korrupsioni. Pa u vendos rendi dhe ligji, nuk investon kush në Kosovë. Pa hyrë investimet Kosova nuk bëhet Zvicër. Pa investimet e jashtme Kosova nuk mbetet Kosovë.

Hajde ta lëvzim rrotën dhe të shohim deri ku po arrijmë. Ndoshta e arrijmë edhe Zvicrën! Por këtë mos e merrni si premtim. Merreni si synim të përbashkët dhe punoni secili në të njëjtin projekt. Të fillojmë së pari nga vota jonë.

Me fat dhe suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat