Blerim Latifi i reagon Rrahman Jasharit: A kërcënohet more i dekni?

Aktuale

Blerim Latifi i reagon Rrahman Jasharit: A kërcënohet more i dekni?

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:31
Blerim Latifi

Profesori universitar Blerim Latifi, ka reaguar ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharit.

Jashari ka kërcënuar Qeverinë në largim, me grevë të arsimtarëve nëse nuk i paguajnë paratë.

Latifi në reagimin e tij, thotë se cilën Qeveri po e kërcënon vallë, duke ironizuar se a kërcënohet i dekni?

Latifi tutje ironizon se tergua do të hapet dhe të gjitha kërkesat do t’i plotësohen.

Postimi i plotë:

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, e paska kërcënua qeverinë me fillimin e grevës së arsimtarëve. A thua cilën qeveri vallë? A kërcënohet more i dekni?

Apo ndoshta Jashari është zemëruar pse e kanë lanë jashtë tregut elektoral të premtimeve. Mos të ngutet,  tregu ende nuk është hapur. Sapo të hapet të gjitha kërkesat e Jasharit do t'i plotësohen. Një për një.?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat