Ramiz Lladrovci padit gazetarin Vehbi Kajtazi

Aktuale

Ramiz Lladrovci padit gazetarin Vehbi Kajtazi

Nga: A.SH Më: 18 janar 2021 Në ora: 15:29
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dorëzuar padinë kundër gazetarit Vehbi Kajtazi.

Këtë e bëri të ditur vet kryetari Lladrovci përmes rrjeteve sociale.

Krejt kjo ndodhi për shkak të disa akuzave që bëri gazetari Vehbi Kajtazi për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, si ai është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë, për rastin e Behajdin Hallaqit.

Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat