Kandidati për deputet i LDK-së: Rugovën e njoh si arkitekt të pavarësisë, luftën çlirimtare si vlerë të jashtëzakonshme kombëtare

Aktuale

Kandidati për deputet i LDK-së: Rugovën e njoh si arkitekt të pavarësisë, luftën çlirimtare si vlerë të jashtëzakonshme kombëtare

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:15
Shefqet Shehu

Kandidati për deputet i LDK-së, Shefqet Shehu përmes një postimi në Facebook, thotë se bindjet e tij politike i takojnë qendrës së djathtë tradicionalisht.

Ai thotë se e përkrahë konceptin e ekonomisë së tregut të lirë, ndërsa familjes dhe pronën i vlerëson si të shenjta.

Shehu thotë se, presidentin historik Ibrahim Rugovën e njeh si arkitekt të pavarësisë së Kosovës, kurse luftën çlirimtare si vlerë të jashtëzakonshme kombëtare.

Postimi i plotë:

Të nderuar/a,

Me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit do të jem kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për arsye se:

Jam njëri nga ju, për ju dhe me ju,- përgjithmonë!

Bindjet e mia politike i takojnë qendrës së djathtë,- tradicionalisht.

E përkrahi konceptin e ekonomisë së tregut të lirë, ndërsa familjen dhe pronën i vlerësoj si të shenjta.

Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, e njoh si arkitekt të pavarësisë së Kosovës.

Luftën çlirimtare e njoh si vlerë të jashtëzakonshme kombëtare dhe vendimtare për çlirimin e vendit.

Miqësinë e përjetshme me SHBA-të e vlerësoj lart dhe e mbroj në çdo kohë e rrethanë.

Orientimin properëndimor dhe integrimin në struktura euroatlantike e konsideroj si krejt burimore dhe natyrale.

Zotin e besoj dhe e falënderoj që jam shqiptar, ngase ashtu deshti Ai, ndaj ashtu dua dhe unë.

Nuk di të urrej, di të falë, por assesi nuk do të thotë se di të harroj.

Atdheun e kam para se gjithash.

Zoti e bekoftë vendin tonë!

??????

Të nderuar/a, Me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit do të jem kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes...

Posted by Shefqet Shehu on E hënë, 18 Janar 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat