Hoti thotë se Udhëzuesi për trajtimin e COVID-19 me Plazmë Konvalescente, u përpilua nga praktikat më të mira botërore

Aktuale

Hoti thotë se Udhëzuesi për trajtimin e COVID-19 me Plazmë Konvalescente, u përpilua nga praktikat më të mira botërore

Më: 18 janar 2021 Në ora: 16:59
Avdullah Hoti

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se Kosova tashmë kamiratuar si terapi mbështetëse, udhëzuesin për përdorimin e Plazmës Konalescente tek pacientët me Covid-19.

Sipas Hotit, ky udhëzues është përpiluar në konsultim me praktikat më të mira botërore.

”Kosova miraton Udhëzuesin për përdorimin e Plazmës Konvalescente tek pacientët me Covid-19 si terapi mbështetëse

Grupi punues në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin për profesionistët shëndetësorë, për përdorimin e plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid-19, e cila ka krijuar antitrupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.

Qendra për Transfuzion do të grumbullojë gjakun e personave që kanë kaluar Covid-19 dhe që kanë krijuar antitrupa të mjaftueshëm.

Ndërsa, Klinika Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid-19, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmës Konvalescente”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat