Humbi kontrollin e veturës dhe u vetëaksidentua, policia detaje për Heset Rrahmanin nga Vitia

Aktuale

Humbi kontrollin e veturës dhe u vetëaksidentua, policia detaje për Heset Rrahmanin nga Vitia

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Më datën 15.01.2021 rreth orës 18:00,në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik te vendi i quajtur Ura e Kashanit , ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet ku e involvuar ka qenë vetëm një automjet i udhëtarëve e markës Suzuki Vitara.

Rasti në fjalë ka të bëj me qytetarin Heset Rrahmanin, që u gjet sot pa shenja jete.

“Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaqanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të pa njohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë me që rast vozitësi (H.Rr m/shtetas i Kosoves ,47 vjeç nga lëndimet e marrura kishte ndërruar jetë,ndërsa trupi i tij dhe vetura janë gjetur sot me 18.01.2021 rreth orës 11:00”, njofton toger Agim Gashi, Zëdhënës i Policisë së Kosovës në Rajonin e Ferizajt.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për në obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat