Mësohet shkaku që e çoi drejt vdekjes 46 vjeçarin nga Vitia

Aktuale

Mësohet shkaku që e çoi drejt vdekjes 46 vjeçarin nga Vitia

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:18
Hesat Rrahmani

Policia Rajonale e Ferizajt ka dhënë detaje të reja për 46-vjeçarin nga Komuna e Vitisë, Hesat Rrahmani, i cili pas katër ditësh si i zhdukur u gjet sot i vdekur në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.

Vetura e tij u gjet në humnerë, ndërsa deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaçanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të panjohura, i ndjeri e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Më datën 15.01.2021 rreth orës 18:00,në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik te vendi i quajtur Ura e Kashanit , ka ndodhur aksidnet trafiku me fatalitet ku e involvuar ka qenë vetëm një automjet i udhëtarëve e markës Suzuki Vitara.

Sipas informative të deritashme, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti ishte duke lëvizur nga Hani Elezit në drejtim të Kaqanikut dhe më të kaluar tunelin e parë për shkaqe të pa njohura e humb kontrollin dhe kalon në anën e majtë të drejtimit të lëvizjes duke dalur nga rruga dhe bije në humnerë me që rast vozitësi (H.Rr m/Kosovar ,47 vjeç nga lëndimet e marrura kishte ndërruar jetë,ndërsa trupi i tij dhe vetura janë gjetur sot me 18.01.2021 rrethë orës 11:00.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori kydestar dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për në obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat