"Prishtinës i dhamë Ligjin, Kosovës po i japim presidentin"

Aktuale

"Prishtinës i dhamë Ligjin, Kosovës po i japim presidentin"

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:20
Ramush Haradinaj dhe Besnik Tahiri

Zv.kryeministri në detyrë, Besnik Tahiri po vlerëson se AAK, Prishtinës ia ka dhënë ligjin, derisa Kosovës po i jep edhe presidentin.

Tahiri këto komente i ka bërë në një tubim para-elektoral të AAK-së.

Postimi i plotë:

Prishtinës i dhamë Ligjin, Kosovës po i japim Presidentin!

Takim me strukturat e Degës së Aleancës në Prishtinë, të unifikuar dhe kurrë më të fortë me kandidatura për deputetë të profileve të larta, si në nivel politik, ashtu edhe në atë profesional si dhe me aderimet e reja që na nderuan në këtë garë.

Kjo përkrahje vjen si rezultat i punës dhe mbështetjes së madhe të Kryeministrit Haradinaj për Prishtinën dhe vendimet e tij për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, e po ashtu punës së vazhdueshme të Degës së AAK-së në Prishtinë. Me Aleancën qëndrojmë dhe vazhdojmë për shtet me dinjitet dhe prosperitet!

Faleminderit Kryetar Brahim Mehmetaj për punën e palodhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat