Bahtiri në praninë e Armend Mujës: Ja me sa përqind e parasheh fitoren e VV-së

Aktuale

Bahtiri në praninë e Armend Mujës: Ja me sa përqind e parasheh fitoren e VV-së

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:01
LVV Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar në rrjetin e tij social facebook se sot kanë mbajtur një takim mobilizues në qytetin e Mitrovicës.

Krahas tij në këtë takim ishte edhe aderimi i ri i Vetëvendosjes, Armend Muja i cili njihet për parashikimet e tij të sakta para zgjedhjeve.

Por pavarësisht prezencës së Mujës, Bahtiri nuk e pati problem të marrë përsipër pritjet në këto zgjedhje në këtë qytet, ku tha se do të fitojnë mbi 65%.

“Nga anëtarët dhe aktivistët kërkova që të angazhohen maksimalisht në rritjen e votës për Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë, ku besoj se do të fitojmë me mbi 65%”, tha ai.

Postimi i plotë:

Së bashku me kryetarin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë dhe nënkryetarin e komunës, Faruk Mujka, sot mbajtëm një takim mobilizues me aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, për t'u bërë gati sa më fuqishëm për zgjedhjet e 14 shkurtit, të cilat do të jenë referendum për Kosovën, që do të rezultoj me Albin Kurtin Kryeministër me më së shumti vota që ka marrë një politikan në Kosovën e paluftës.

Nga anëtarët dhe aktivistët kërkova që të angazhohen maksimalisht në rritjen e votës për Lëvizjen Vetëvendosje në Mitrovicë, ku besoj se do të fitojmë me mbi 65%.

Po ashtu kërkova që të mbështeten edhe kandidatët për deputet nga Mitrovica, Armend Muja, Arjeta Fejza dhe Faton Peci, të cilët do të jenë zëri i qytetit tonë në Kuvendin e Kosovës.

Me 14 shkurt populli do t'i jep përkrahje masovike Albin Kurtit, i cili kësaj radhe nuk do të ketë nevojë për koalicion me ata që e tradhëtuan e as me ata që keqqeverisën prej pasluftës, pasi që fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në nivel vendi do të jetë mbi 50%.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat