Peci: Lista Vjosa dhe Vetëvendosje do ta bëjnë dallimin me brezin e vjetër politik

Aktuale

Peci: Lista Vjosa dhe Vetëvendosje do ta bëjnë dallimin me brezin e vjetër politik

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:11
Faton Peci

Vetëvendosje dhe Lista Vjosa sot kanë vazhduar takimet me qytetarë në qytetin e Mitrovicës.

Kandidati për deputetë nga lista e Vetëvendosjes, Faton Peci ka thënë se Lista Vjosa dhe Vetëvendosje sot në Mitrovicë e nisën guximshëm.

Ai ka thënë se Vjosa Osmani është bërë ndër referenacat e qytetit të Mitrovicës si personifikim i guximit, konsistencës dhe shpresës për ndryshim.

“Ne, bashkë më 109 kandidatë të tjerë do të sfidohemi për ta bërë dallimin me brezin e vjetër politik. Do të guxojmë që shtetin tonë të dashur ta kthejmë mbarë, ta bëjmë të dinjitetshëm, jo vend transit, por stacion për rininë tonë!”, ka shkruar Peci.

Postimi i plotë:

Mitrovica e bart referencën e qytetit ku është kultivu tradicionalisht fryma e rockut. Gjithashtu është qytet që gjithnjë është identifiku me Trepçën, gjigantin tonë ekonomik. Përpara luftës nuk është përmendë gjithaq, teksa pas lufte, Ujmani i shtohet referencave të pakalueshme të Mitrovicës. Së fundi, referencë mbi to është bërë Vjosa Osmani, personifikim i guximit, konsistencës dhe shpresës për ndryshim.

Bashkë me kolegët nga Lista Vjosa dhe Vetëvendosje sot në Mitrovicë, po e nisim guximshëm. Ne, bashkë më 109 kandidatë të tjerë do të sfidohemi për ta bërë dallimin me brezin e vjetër politik. Do të guxojmë që shtetin tonë të dashur ta kthejmë mbarë, ta bëjmë të dinjitetshëm, jo vend transit, por stacion për rininë tonë!

Guximi jonë është refuzim ndaj të keqes dhe synim për Kosovën shtëpi tonën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat