Bellanica mbështet Limajn dhe projektin e tij për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Aktuale

Bellanica mbështet Limajn dhe projektin e tij për mbrojtjen e vlerave kombëtare

Më: 18 janar 2021 Në ora: 20:48
Pamje nga Bellanica

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë të tij.

Të hënën në mbrëmje ai ka takuar veteranë të UÇK-së dhe të rinj të fshatit Bellanicë në komunën e Malishevës.

Kreu i Nismës thotë se projekti i tij në mbrojtje të vlerave kombëtare po shtrihet dhe po merr mbështetje çdo ditë e më shumë.

Postimi i plotë:

Pritja madhështore që sonte na bëri Bellanica e vlerave kombëtare e njerëzore, në konakun e bacës Ali Hoxha, është dëshmia më e mirë se projekti ynë po shtrihet çdo ditë e më shumë.

Bashkëluftëtarët dhe gjenerata e re në Bellanicë janë bashkuar e mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme, qe janë jetike për Kosovën.

Rruga jonë e drejtë dhe gatishmëria për të mbështetur politikat me interes nacional për vendin, ka bërë qe Bellanica dhe jo vetëm, të ndihen krenarë për përkrahjen që i kanë dhënë Nismës nder vite.

Faleminderit Bellanicë për pritjen dhe gatishmërinë për tu rreshtuar në mbështetje të projektit tonë politik për mbrojtjen e vlerave kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat