Kurti prezanton anëtarin e ri në LVV

Aktuale

Kurti prezanton anëtarin e ri në LVV

Nga: A.SH Më: 18 janar 2021 Në ora: 21:06
Foto nga takimi

Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka prezantuar aderimin e ri në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai është Shkumbin Halabaku i cili është anëtari më i ri në Lëvizje.

“Me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë tonë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur”, ka shkruar Kurti.

Postimi në Facebook:

Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në VETËVENDOSJE!. Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në Neë York, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri. Tani punon si asistent në këtë Universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare. Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje. Me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë tonë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat