LDK mobilizon degët në Diasporë, Hoti i bindur për rezultat shumë të mirë në zgjedhje

Aktuale

LDK mobilizon degët në Diasporë, Hoti i bindur për rezultat shumë të mirë në zgjedhje

Më: 18 janar 2021 Në ora: 23:29
Avdullah Hoti

Ka mbetur më pak se një muaj, prej kur qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Derisa partitë politike po mobilizohen dhe po punojnë për shpalosjen e programit të tyre duke qenë edhe afër qytetarit.

Përmes një postimi të bërë në FB, Kryeministri në detyrë, njëherit kandidati për Kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka publikuar disa fotografi, ku shihet me liderin, Isa Mustafa dhe kandidatët për deputëtë nga kjo parti, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi, Driton Selmanaj dhe Bajram Geci.

Në të njëjtit postim ata shihen duke zhvilluar bisedë virtuale me degët e tyre në Diaporë.

Image

“Strukturat tona të degëve në Diasporë, janë plotësisht të mobilizuara dhe të organizuara. Unë jam plotësisht i bindur që do të dalim shumë mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, shkruan Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat