Zeneli: Lista e LDK-së dallon dukshëm nga ajo e VV-së për nga kultura politike dhe kultura e përfaqësimit

Aktuale

Zeneli: Lista e LDK-së dallon dukshëm nga ajo e VV-së për nga kultura politike dhe kultura e përfaqësimit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 00:12
Njohësi i çështjeve politike Lulzim Zeneli

Njohësi i çështjeve politike Lulzim Zeneli, ka komentuar listat e kandidatëve për deputet të subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Zeneli tha se lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës në krahasim me atë të Lëvizjes Vetëvendosje është më kompakte.

Ai tha se kjo listë në krahasim me atë të VV-së dallon dukshëm nga kultura politike dhe kultura e përfaqësimit.

“Tek Lidhja Demokratike e Kosovë në këtë rast ka të bëj që nuk identifikohet si parti e parollës, fushatës, indokrinimit, të cilat po i gjejmë tek subjektet e tjera politike. Pse po e them këtë? Nëse e shikoni këtë listë të deputetëvë në vitin 2007, thuajse 20 të parët se di a kanë qenë në listrë. Dy mundesh me i gjetë që kanë qenë. Dy mundesh me i gjetë si deputetë në vitet 2007-2010”.

“Dhe shumica e tyre, duke filluar prej Avdullah Hotit që s’ka qenë në ato struktura. Pra, në kuptimin e reformimit të partisë, LDK-ja po din me mbajtë edhe një proces demokratik, pavarësisht çfare. Ata bile e kanë ndërruar një kryetar. Subjektet e tjera nuk i kanë këto”.

“Ne e dijmë që dy mandate apo tri mandate. Asnjë qeveri nuk ka arritur të e përfundojë mandatin deri në fund. Kjo listë e LDK-së është kompakte. P.sh unë nuk shoh që ka ndonjë individ brenda kësaj liste që është me prirje fashiste. Siç u përmend paraprakisht tek një subjekt paraprak”.

“Kjo strukturë nuk është më e mira. LDK ka potencial më të madh. LDK ka vazhduar kulturën duke e larguar ideologjinë dhe duke i larguar ato gjëra që nuk i kanë sjell të mira Kosovës”.

“Partitë politike janë aset i vendit tonë. Edhe Lëvizja Vetëvendosje është aset i vendit tonë. Ato që kanë ndërtuar strukturë dhe bazament të kësaj shoqërie. Por unë mendoj që nga ajo që pamë pak më herët lista e LDK-së dallon dukshëm nga kulturës politike dhe kulturës së përfaqësimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat