Reshitaj: Lista e AAK-së ka kandidatë të profileve të ndryshme

Aktuale

Reshitaj: Lista e AAK-së ka kandidatë të profileve të ndryshme

Më: 19 janar 2021 Në ora: 00:19
Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj

Ish-deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka deklaruar se partia e saj ka në listë kandidatë të moshave dhe profileve të ndryshme. Sipas saj, lista e AAK-së në zgjedhjet parlamentare është e veçantë sepse dallon nga listat e tjera, me kandidatë të rinj dhe të panjohur në skenën politike.

“Është e rëndësishme që kemi kandidatë potencialë për të qenë deputetë në Parlamentin e Kosovës nga doktor shkencash, specialistë të fushave të ndryshme, ekonomisë, juristë, sociologë, psikologë dhe politikologë. Ajo më e veçanta e listës sonë që dallon të tjerat është një përqindje shumë e madhe e kandidatëve të rinj, të panjohur për skenën momentale politike mirëpo jo të rinj në aspektin e panjohurive”, ka deklaruar Reshitaj.

Ajo ka potencuar se partitë e tjera duhet të marrin shembull nga partia e saj për këtë reformë politike.

Lidhur me deputetët që janë të përfshirë aktakuza, Reshitaj ka deklaruar se duhet pritur vendimin e Gjykatave.

“Duke i njohur si individë dhe me aktakuzat që janë, unë si qytetare e kisha pritur vendimin e Gjykatës sepse nuk është mirë të linçohen apo të vihet gisht ndaj njerëzve”, ka deklaruar tutje ajo.

“Konsideroj se derisa nuk ka një vendim të prerë, këto mund të qëndrojnë në aktakuza”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat