Mbështetja e madhe për Kosovën, artisti bën portretin e Biden me oriz dhe grurë

Aktuale

Mbështetja e madhe për Kosovën, artisti bën portretin e Biden me oriz dhe grurë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 09:04
Joe Biden

Ndërsa vëmendja e botës është kthyer nga ceremonia e inaugurimit të Presidentit të Amerikës, Joe Biden, një artist nga Kosova ka krijuar një portret të tij duke përdorur drithëra dhe fara.

Alkent Pozhegu ka thënë se këtë punë artistike e ka bërë për ta falënderuar Biden për rolin e tij ndihmues për Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme.

45 vjeçari Pozhegu ka përdorur 120 kilogramë të drithërave, misrit, fara luledielli, oriz dhe fasule.

“Shpresoj, që me kohën, që do të bëj diçka edhe më të madhe sepse Biden e meriton këtë. Ai ka qenë kontribuues i rëndësishëm për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Pozhegu.

Biden është tejet i njohur për shqiptarët, pasi që ka kritikuar ashpër politikat e ish Presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat