Agim Çeku del i pafajshëm në rastin “Veteranët”, Haradinaj: E vërteta triumfoi

Aktuale

Agim Çeku del i pafajshëm në rastin “Veteranët”, Haradinaj: E vërteta triumfoi

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:46
Daut Haradinaj dhe Agim Çeku

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka publikuar foto me Agim Çekun pasi u shpall i pafajshëm në rastin e veteranëve.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” thotë se Gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë̈, sot triumfuan me të drejtë duke u shpallur të pafajshëm.

Postimi i Haradinajt

Respektimi i drejtësisë nga krerët e Komisionit Verifikues të Veteranëve, është dëshmi se e vërteta sado e vonuar do të triumfojë.

Gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë, sot triumfuan me të drejtë duke u shpallur të pafajshëm.

Suksese miqve të mi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat