Komandat Remi “shpërthen” me akuza ndaj PDK-së: Kjo po ndodh në atë parti

Aktuale

Komandat Remi “shpërthen” me akuza ndaj PDK-së: Kjo po ndodh në atë parti

Nga: D.RR Më: 19 janar 2021 Në ora: 13:52
Rrustem Mustafa

Ish zyrtari i lartë i PDK-së, Rrustem Mustafa (Komandant Remi) që ka pushuar aktivitetin e i tij në strukturat e PDK-së, ka “shpërthyer” me akuza ndaj kësaj të fundit.

Ai në një shkrim në Facebook, që e ka nisur me titull “PDK-Origjina dhe hijenat”, ka thënë se kjo parti sot ka akomoduar edhe oportunistë e njerëz që kanë qenë të afërt me ish pushtetin e para vitit 1999.

Mustafa thotë se të tillët nuk i duhen gjë PDK-së dhe ata, është koha të largohen nga ky diskurs krejtësisht cinik.

“Kjo nuk duhet të tolerohet nga PDK”, ka shkruar ndër tjera Remi.

Postimi i tij i plotë:

PDK-Origjina dhe hijenat...

PDK është parti e themeluar nga njerëz që kanë demonstruar kredenciale të larta morale e kombëtare në kohët e arritjeve të mëdha kombëtare. Me kalimin e viteve, ajo ka akomoduar edhe oportunistë e njerëz që kanë qenë të afërt me ish pushtetin e para vitit 1999. Sot, me njerëz që janë angazhuar rishtazi (Doktoranta, mastera të internetit e lloj-lloj kualifikimesh)në PDK, kemi arritur deri aty sa dikush që vjen nga lidhje të afërta me ish pushtuesin, të jap 'çertifikata' për individë brenda PDK-së, që përcaktojnë shkallën e lojalitetit të tyre ndaj vlerave të UÇK-së, madje, këtë 'çertifikatë' ja akordojnë edhe vet eprorëve të UÇK-së.

Të tillët nuk i duhen gjë PDK-së dhe ata, është koha të largohen nga ky diskurs krejtësisht cinik.

Ka një kohë që e kam pushuar aktivitetin tim në strukturat e PDK-së, por nuk mund të rrija neutral e të mos reagoj ndaj personazheve që njihen për afërsinë e tyre me ish pushtetin e që sot, kinse në emër të reprezentimit të PDK-së, aktrojnë superioritet e lidership ndaj personaliteteve më meritore të hierarkisë së UÇK-së.

Kjo nuk duhet të tolerohet nga PDK.

Është e tepërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat