KQZ-ja deri tani ka telefonuar mbi 8 mijë votues në diasporë

Aktuale

KQZ-ja deri tani ka telefonuar mbi 8 mijë votues në diasporë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:41
KQZ

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u kërkua që të krijohet një grup me përfaqësues nga të gjitha partitë politike që të bashkëpunojnë me Doganën e Kosovës që votat nga jashtë të arrijnë më shpejt në KQZ.

“Propozoj që të diskutojmë për krijimin e një grupi nga të gjitha partitë politike dhe bashkëpunimin me Doganën e Kosovës që më shpejtësi votat të arrijnë në KQZ”, ka thënë anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

Ndërsa, anëtari LDK-së, Sami Hamiti tha se ardhja e votave nga jashtë ne zgjedhjet e kaluara ka qenë në rregull.

“Konsideroj që mënyra në kuptimin e ardhjes së votave në vitin 2019 ka qenë shumë në rregull. Ky format është i sigurt dhe asnjë subjekti politik nuk i mohohet e drejta me dërgu vëzhgues atje”, ka thënë Sami Hamiti.

Tutje, Kryeshefi Ezekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj tha se aplikimet nga jashtë po dërgohen në tre e-mail të KQZ-së e kjo po sjell probleme.

Ndërsa, deri më tani janë telefonuar mbi 8 mijë votues nga jashtë.

“Jemi në periudhën e shërbimit të votuesve jashtë vendit. Po bëjmë edhe rekrutimin e stafit. Deri më sot janë 14 mijë e 307 aplikacione për votim. 10 e 172 prej tyre janë aprovuar. 68 mijë e-mail të pahapura i kemi deri tash. 2426 janë refuzuar. Aplikuesit po i dërgojnë aplikacionet në 3 e-mail. Pra mund të ketë duplifikime në aplikim. Gjatë procesit të verifikimit do të dihet saktë numri i tyre”, ka thënë Burim Ahmetaj.

“Mbi 8 mijë votues janë telefonuar. Nuk kemi ndonjë problem teknik. Do të thërrasim disa herë, derisa të marrim verifikimin”, theksoi ai.

Më tej, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka kërkuar që të mos dërgohen në tre e-mail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat