Krasniqi- Kurtit: Ndërroi idetë e majta me të djathtat, mbrojtjen e UÇK-së me vlerat pro-jugosllave

Aktuale

Krasniqi- Kurtit: Ndërroi idetë e majta me të djathtat, mbrojtjen e UÇK-së me vlerat pro-jugosllave

Më: 19 janar 2021 Në ora: 15:14
Krasniqi dhe Kurti

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka vazhduar me kritika ndaj liderit të VV-së, Albin Kurti.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar mund të jesh jesh i djathtë e pro-jugosllav, islamist radikal e erdoganist, leninist e kosovocentrist, i akuzuar për korrupsion e për keqpërdorime. Të gjitha të falen në momentin kur i puthë dorën liderit suprem.

Anëtari i PSD-së thotë se Kurti i “ndërroi idetë e majta me të të djathtat. Bashkimin Kombëtar e ndërroi me kosovocentrizëm. Mbrojtjen e UÇK-së e ndërroi me vlerat pro-jugosllave dhe me luftën kundër UÇK-së”

Sipas Krasniqit, lideri supreme dhe partia e tij i riciklon njerëzit dhe ka ricikluar edhe idetë.

Postimi i plotë:

Mund të jesh i djathtë e pro-jugosllav, islamist radikal e erdoganist, leninist e kosovocentrist, i akuzuar për korrupsion e për keqpërdorime. Të gjitha të falen në momentin kur i puthë dorën liderit suprem.

Kjo ngase vetë lideri suprem dhe partia e tij, ashtu siç po i riciklon njerëzit, ka ricikluar edhe idetë. Idetë e majta i ndërroi me të djathtat. Bashkimin Kombëtar e ndërroi me kosovocentrizëm. Mbrojtjen e UÇK-së e ndërroi me vlerat pro-jugosllave dhe me luftën kundër UÇK-së.

Prandaj, në partinë e tij, që shërben si kosh plehërash, ai mban titullin Recycle Bin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat