PSD akuzon Kurtin: Në listën e VV-së ka leninistë, erdoganistë e radikalë

Aktuale

PSD akuzon Kurtin: Në listën e VV-së ka leninistë, erdoganistë e radikalë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:24
Fytyra e Albin Kurtit në kontejnerët e bërllokut

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur sot një aksion simbolik tek Katedralja në Prishtinë, ku në shportat e mbeturinave aty afër, kanë vendosur fotografinë e liderit të VV-së, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, PSD ka thënë se kjo është bërë për shkakun e përbërjes së listës së VV-së për deputetë.

Ata kanë thënë se aty ka leninistë, erdoganistë, konservatorë e radikalë.

Postimi i plotë:

Leninistë, erdoganistë, liberalë, konservatorë, pacifistë e radikalë gjejmë në aderimet që po na shitet si ndryshimi i madh. Çorbës ideologjike kapakun ia mban lideri suprem, ky riciklues i madh! Partitë e vjetra riciklojnë politika e njerëz, por ndryshimi është politikë e re dhe jo mjeshtri e riciklimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat