Përgjimet e publikuara, reagon Arbërie Nagavci: Ja më kë është zhvilluar biseda, zbulon edhe kur ka ndodhur e gjitha

Aktuale

Përgjimet e publikuara, reagon Arbërie Nagavci: Ja më kë është zhvilluar biseda, zbulon edhe kur ka ndodhur e gjitha

Nga: N. H Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:58
Nagavci dhe Osmani

Në një audio-incizim, ish-nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci, ku dëgjohet duket folur për Vjosa Osmanin, është duke qarkulluar në media.

Nagavci dëgjohet duke u ankuar se Vjosa nuk ka ekip, dhe vetëm mundet ndonjë votë të shoqërisë civile me marrë por pjesën tjetër do ta përfitoj në kurrizë të VV-së.

Lidhur me këtë përgjim ka reaguar ish-nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka sqaruar se ajo ka qenë një bisedë normale, mes saj dhe një gazetari që ka qenë krejt e hapur.

Ndërsa, Nagavci ka treguar se intervista është bërë para shumë kohësh, diku në verën e vitit të kaluar, kur nuk dihej se cilët ishin deputetët që mbështesnin Vjosa Osmanin.

Ja shkrimi saj:

Gazeta Express dhe Indeksonline paskan publikuar si përgjim një bisedë normale mes meje dhe një gazetari që ka qenë krejt e hapur. Aty edhe kamera edhe mikrofonat kanë qenë lëshuar, e nuk ka kurrfarë përgjimi apo skandali. Në anën tjetër, kjo intervistë është bërë para shumë kohësh, diku në verën e vitit të kaluar, kur vërtet nuk dihej se cilët ishin deputetët që mbështesnin Vjosën.

Portalet e regjimit të vjetër janë shqetësuar me humbjen që do ta pësojnë padronët e tyre andaj në panik e sipër bisedat me zë e me figurë duan t'i shesin si përgjime. Por është e kotë.

Me Vjosën kishim bashkëpunim të shkëlqyer, korrekt e profesional dhe bashkë do jemi edhe në fitoret e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat