Lutfi Haziri e paralajmëron Isa Mustafën

Aktuale

Lutfi Haziri e paralajmëron Isa Mustafën

Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:26
Isa Mustafa dhe Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur rreth asaj se a ka ardhur koha që të ndërrohet lideri i LDK’së.

Për Euronews Albania, Haziri ka thënë se nëse nuk tregohet rezultat në zgjedhjet e 14 shkurtit, Avdullah Hoti dhe lidershipi i LDK’së duhet ta marrin përgjegjësinë.

“Me të thanë të drejtën në Kosovë është duke u debatu shumë kjo çështje. Mendoj që përkundër që PDK po hyn në këtë garë pa liderin e saj partiak dhe atë shpirtëror, unë besoj që përgjegjësinë politike duhet ta marrin ata që garojnë. Nëse nuk tregohet një rezultat në më 14 shkurt, lidershipi i LDK’së dhe z. Hoti, duhet ta marrin përgjegjësinë në një proces pas-zgjedhor, duhet të hapin rrugë politikisht, në mënyrë që LDK ta bëjë rikthimin e madh”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK’së ka theksuar se ky proces zgjedhor do të shpërfaq nevojën që partitë ta shohin rolin e tyre në një dekadë të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat