Pozhari: 5 emrat e parë të PDK-së nuk kanë lidhje me UÇK-në

Aktuale

Pozhari: 5 emrat e parë të PDK-së nuk kanë lidhje me UÇK-në

Më: 19 janar 2021 Në ora: 21:03
Xhevdet Pozhari

Gazetari Xhevdet Pozhari ka folur për listat e partive politikë në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Ai është ndalur tek lista e PDK’së duke thënë se ajo nuk ka asgjë të përbashkët me historinë e saj.

“5 emrat e parë të PDK-së nuk kanë lidhje me UÇK-në. Si parti që lidhet me emrin e UCK’së nuk ishte e pritshme”

Ai tutje është ndalur tek kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, për të cilin ka thënë se duket sikur të jetë kandidat i LDK’së më shumë se sa i PDK’së.

“Si mund ta bartë peshën që e ka si PDK me tipin e politikanit sikur Enver Hoxhaj. Mua më shumë më duket ai sikur të jetë kandidat për LDK se sa PDK. Ai është tip i politikanit i vjetër dhe nuk pres që të jetë kandidat i fortë ndaj Vv’së dhe zotëri Kurtit”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat