Infermeri hero që u kujdes për të prekurit me COVID, i hyn garës për deputet

Aktuale

Infermeri hero që u kujdes për të prekurit me COVID, i hyn garës për deputet

Më: 19 janar 2021 Në ora: 21:14
Fitim Havolli

Infermieri Fitim Havolli nuk u ndalë asnjëherë duke qëndruar pranë pacientëve në Klinikën Infektive që po trajtohen me COVID 19.

Që nga fillimi i pandemisë, Havolli ishte në vijën e parë të frontit me virusin vdekjeprurës, ndërkaq pati edhe periudha deri në 12 ditë që nuk e kishte parë familjen, duke qëndruar në Klinikë.

“Unë nga dita e parë e konfirmimit të parë në Kosovë kam qenë kujdestar dhe mesazhi që është dhënë që ne do e mposhtim. I kam lutur familjen nga dita e parë që të ndahemi derisa të kalon kjo periudhë dhe nesër po futemi në ditën e 12-të edhe dy ditë do ta shohim, besoj se shëndosh e mirë janë”, pati thënë infermieri Havolli në një paraqitje “Live” nga Infektivja.

Së fundi, Havolli ka vendosur t’i hyjë edhe një beteje, por kësaj herë beteja është politike. Ai do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit si kandidat për deputet në listën e LDK-së.

Havolli në këtë listë renditet me numrin interesant, 110.

Ai si infermier shpesh është portretizuar si hero i mantelbardhë, pasi që puna e tij e palodhshme dhe mesazhet inkurajuese, bënë që pacientët dhe qytetarët të ndiheshin të qetë.

“Familjar, miq e qytetarë të nderuar, nese ju keni ndonjë të familjës të prekur me COVID -19-të dhe duke u trajtuar tek ne, ju rrini të qetë, ne do kujdesemi sikur të jen familjarë tanë! Shërim të shpejt për të gjithë ata të prekur më këtë virus!”, ishte njëri nga postimet e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat