Nënkryetari i PSD-së: Nuk kemi thënë që Albin Kurti është mbeturinë, por është riciklues

Aktuale

Nënkryetari i PSD-së: Nuk kemi thënë që Albin Kurti është mbeturinë, por është riciklues

Më: 19 janar 2021 Në ora: 21:16
Nënkryetari i PDK’së, Zgjim Hyseni

Nënkryetari i PDK’së, Zgjim Hyseni, ka folur sot për aksionin e partisë së tij ku stampuan figurën e Albin Kurtit në kontejnerët e qytetit.

Hyseni tha se PSD nuk e ka quajtur kreun e VV’së mbeturinë, por ricikliues.

“Nuk kemi thënë që Albin Kurti është mbeturinë, por është riciklues”, është shprehur Hyseni.

Tutje, ai tentoi ta argumentojë deklaratën e tij duke thënë se në listën e VV’së ka figura që nuk plotësojnë kriteret minimale, e kjo sipas tij e bën Kurtin riciklues.

“Gjatë gjithë kohës është folur për ndarje në mes të resë dhe të vjetrës, në mes abuzuesit e parasë publike dhe atyre që janë të pastër. Ne kemi pa që ajo çka ka ndodh është se po na shiten figura [brenda listës së VV’së] që kanë qenë pjesë e aferave të ndryshme dhe figurave që nuk plotësojnë kriteret minimale”, shtoi Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat