Gani Dreshaj me akuza të forta për PDK-në: Më ka mjelë, më ka shkatërruar

Aktuale

Gani Dreshaj me akuza të forta për PDK-në: Më ka mjelë, më ka shkatërruar

Më: 19 janar 2021 Në ora: 21:39
Gani Dreshaj

Zëvendësministri në detyrë i Diasporës, Gani Dreshaj, që ka jetuar një kohë të gjatë në Perëndim tha se në të kaluarën ka qenë në PDK, por thotë se PDK e ka mjelë dhe e ka shkatërruar.

“PDK është duke kërkuar besimin e diasporës për të qeverisur”, tha fillimisht Arben Gecaj.

Mirëpo, Dreshaj tha se PDK e ka humbur besimin e diasporës.

“E keni humbur besimin e diasporës. Edhe unë vetë kam qenë në PDK. Më keni mjelë, më keni shkatërruar. Më keni bo me mendu edhe mos me ardhë ma në Kosovë. Ishalla nuk na bon Vjosa e Albini çka na keni ba ju”, tha Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat