Ardian Gola tregon pse po kandidon për deputet në listën e VV-së

Aktuale

Ardian Gola tregon pse po kandidon për deputet në listën e VV-së

Më: 19 janar 2021 Në ora: 21:57
Ardian Gola

Profesori Ardian Gola i cili aderoi së fundi në Vetëvendosje ka dhënë arsyet e futjes në politikë. Gola po garon për deputet në listën që udhëheq Albin Kurti.

Gola mendon se në vendin tonë vetëm nëpërmjet politikës mund të bëhet ndryshimi social, prandaj ka vendosur t’i hyjë kësaj rruge.

“Arsyeja kryesore ka të bëjë me një fakt elementar. Qe dy dekada partitë politikë janë agjencë të vetëm që mund të ndikojnë në ndryshim social”, thotë ai.

Ai thotë se në 20 vjet vendi ka çaluar në dy aspekte, Kosova është defaktorizuar në raport me Serbinë dhe ka ndodhur faktorizim selektiv i vetë shtetit, në zbatimin e ligjit.

“Kjo e ka prodhuar njëfarë gjendje të tjetërsimit të shtetit për vetë qytetarët”, thotë Gola duke kujtuar migrimin.

“Migrimet kanë treguar që qytetarët e Kosovës po ndihen të shpronësuar nga një shtet që do të duhej të konsiderohej si pronë e tyre. Shteti i takon qytetarëve dhe jo partive’, tha ai.

“Vërehet një lloj irritomi që ose e prodhon njëfarë letargjie ose ikje që e kemi parë viteve të fundit, po flas për migrim”, tha Gola për RTV21.

“Me VV’në këto sfida kanë me u adresu dhe artikulu në mënyrë problematike’, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat