A u diskutua emri i Kujtim ​Shalës për kandidat për kryeministër?

Aktuale

A u diskutua emri i Kujtim ​Shalës për kandidat për kryeministër?

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:08
Kujtim Shala

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka konfirmuar se emri i tij nuk është diskutuar si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo pavarësisht se kishte pretendime se mund t’i futej garës për të parin e Qeverisë.

Ai tha në Rubikon të Klan Kosovës, se emri i vetëm që është kandidat esencial i LDK-së për kryeministër ishte Avdullah Hoti.

”Hoti ka qenë i vetmi kandidat formal i LDK-së. Edhe në Kryesinë e partisë dhe nivelet e tjera të organizimit të LDK-së kanë dhe pikëpamje dhe preferenca të tjera. Për shkak se Hoti kishte atë funksion (kryeministër), ne kishim vlerësuar punën e tij dhe qeverisë, dhe nuk kemi diskutuar për kandidatura të tjera. Kjo është arsyeja”, u shpreh Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat