Kajtazi për sondazhin ku VV-ja merr 54%: Këtij rezultati po i vjen era

Aktuale

Kajtazi për sondazhin ku VV-ja merr 54%: Këtij rezultati po i vjen era

Më: 19 janar 2021 Në ora: 23:50
Vehbi Kajtazi

Vehbi Kajtazi ka komentuar sondazhin e fundit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky sondazh që ka vendosur Lëvizjen Vetëvendosje të parën, duke fituar 54 përqind, Kajtazi është shprehur se këtij rezultati po i vjen era.

“Për mu ky sondazh e kontaminon rezultatin, këtij rezultati pak i vjen era pa paragjyku kurgjo, unë kam respekt për punën e të gjithë kolegëve që kanë dal në teren por këtu duhet të ketë disa gjana që duhet mem bind për të dhënat që duhet të jenë të sakta edhe nuk janë të sakta”, ka thënë Kajtazi.

Tutje, Kajtazi ka thënë se “Për mu ka problem ky sondazh është metodologjia dhe bindja që mund të jetë i vërtet që duke pas paraqysh që nuk mund me ndryshu qekaq radikalisht gjendja”.

Sipas sondazhit të Riinvest Analytics të kërkuar VV prin me 54.1 %, e pasur nga PDK me 14.9%. LDK sipas këtij sondazhi renditet e treta me 10.3 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat