Anëtari i LDK-së paralajmëron Kurtin: Kujdes, po ta kishe bërë këtë, do të të kishin vrarë

Aktuale

Anëtari i LDK-së paralajmëron Kurtin: Kujdes, po ta kishe bërë këtë, do të të kishin vrarë

Nga: D.RR Më: 20 janar 2021 Në ora: 09:22
Albin Kurti

Një paralajmërim për Albin Kurtin ka ardhur nga anëtari i LDK-së, Halil Geci.

Ai në Facebook ka shkruar se Kurti duhet të ketë kujdes sepse këta ty nuk ta tolerojn as më të voglin gabim.

Geci ka thënë se po të kishte bërë Kurti veprimet që i kanë bërë këta vendit, moti do e kishin vrarë.

Ai tutje thotë se shpresa e këtij vendi janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Postimi i plotë:

Lojë Atllaresh të lidhur në një mullarë 

Albin ki kujdes se këta ty nuk ta tolerojn as më te voglin gabim, po ti kishe bërë ti qfarë i kanë bërë këta këtij vendi moti të kishin vrarë.

 Cilat nga partit ju kan mbetur pakëz fytyr ti dali elektoratit perpara për tua kerkuar voten qytetarve të mjerë e që i kan gënjyer këtë popull kurrë pa nda për 20 vite rradhazi.

Me besimin e rinis dhe mbeshtetjen e popullit  se në këto zgjedhe u nis një frymë e re,me besë e shpresë se fushata e nisur zgjedhjeve për ndryshime rrënjesore ka filluar shumë kohë më parë nga te gjitha partit,e dhjetë ditshi i fundit do te jetë vetëm cakrrim gotash dhe pirje kafesh,dhe urra urra fituam o burra,ne më të miret,e ne më të paret.

kjo është fushata dhe gënjeshtrat e tyre gjithmonë të njëjtat,me përjashtim Vjosa me Albinin që ende nuk i kemi provuar dhe numrohen si rinia politike me duar te pasterta ku populli ka ndarë  shpres dhe besë mbi Albinin dhe Vjosen.

Të tjerat parti dhe individ për 20 vjet vqë sa e kanë bërë llugë këtë vendëme,një perjashtim të vogel e ka AAK-ja nga të tjerat parti,e cila pa dyshim se ka gjasa të jetë partia e dytë për arsye se ka bërë më shumë se LDK- PDK që kan bërë për 18 vjet arsyet pse mendoi kështu do ti shpjegoi më poshtë shkrimit.

Fatëbardhesisht që LDK-s PDK-s i kanë  mbaruar gënjeshtrat më të ndryshme me të cilet e kan manipuluar këtë popull qe 20 vite dhe vetëm ti shohësh e ti ndegjosh janë neveritse ngase ua kan humbur  shpresen këtij populli  për dy dekada ,dhe më besimi mbi kto parti nuk ekziston. 

Syt dhe Shpresa e këtij populli është drejtuar nga Vjosa dhe Albini, nese edhe këta deshtojn dhe hyjnë me qëllim të keq,për ta ÇKAPUR  shtetin nga të tjeret ,e për ta KAPUR dhe grabitur vetë  do të humbasin vetë se bashku me Kosovën.!

Prandaj kuptojeni mirë Vjosë dhe Albin se te rinia dhe populli i Kosovës keni mbetur e vetmja  shpresë.

Dhe mu për këtë e keni popullin mrapa.

Se kush do jet i pari vendit po dihet se VV-dhe Albini se bashku me listen e shkelqyar te Vjosa Osmanit si dhe me bagazhin e tyre përplot argumente dhe sllogane të fuqishme për fitore bindëse të VV-s dhe Vjoses,keni me qka ju dilni në fushatë përballë qytetarve dhe slloganet e juaja qfaredo qofshin ato keni me qfarë i demaskoni keqëbërsit dhe hajnat të bërë milionera, mbrapa juve e keni gjithë popullin dhe rinin e shkelqyer të saj.

Partia e dytë e cila ka me qfarë ti dali fushates dhe elektoratit të saj ballhapur si dhe Dugagjnasve por edhe Kosovës është AAK-ja që me qeverisjen dy vjeqare te Haradinajt mbahet në mend se ka bërë më shumë se të gjitha qeverit tjera pas pavarsis e kendej.

AAK-ja  numrohet si partia që gjatë qeverisjes së tyre dy vjeqare ka treguar  rezultatet e saj sa LDK-PDK 18 vite,

1.

E ka ndaluar ndarjen e Kosovës 100% për 100% duke qen kundershtar i pa kompromis i Grenellit, Hashimit ,Kristaqit ,Vuçiçit dhe Putinit dhe e ka kundershtuar fuqishem ndarjen e veriut.

2.

E ka bërë Kosovës Ligjin për Trepqen.

3.

Formimin e ushtrisë një Dikaster kryesor të Kosovës pa të cilin nuk shtet pa ushtri këtë e bëri Haradinaj.

4.

Ligjin për Prishtinen. 

5.

Angazhimin dhe shbllokimin e thengjillit termocentraleve Obiliqit duke i liruar tokat e fshatarve për të cilet ishte pengesa.

Sikur Haradinaj të mos dilte para fushates me opsionin e bashkimit por te dilte me këtë opsion atëherë kur ishte në krye të qeveris me qendrimin e tij në bisedime se nese nuk e njeh Kosovën dhe pes shtetet Evropiane,si dhe Serbia ,ne nuk kemi zgjedhje tjeter pos referendumit për bashkim,me te cilen deklarat ka ngritur tym në Beograd dhe gjithandej ku Kosova ka armiq.

Kjo që sot e shpalosi para zgjedhjeve do ti numerohej si forcë shpresë dhe besë për ta mbeshtetur  shumica derrmuse e qytetarve nese e kishte thënë sa ishte në qevrisje,për ndryshe kjo në kohë fushate nuk i njihet nga askush .

E dyta Haradinaj sa ishte në qeveri e mbylli dhe nuk e hapi kurrë temen e qakorrit për të cilen shumë qoj pluhur dhe e la punen nën hijen e pa shpresë.

Megjithate në krahasim me qeverit paraprake që kan qeverisur për 18 vite e që nuk i kan sjellur Kosovës asnjë të mirë për vendin, dhe për qytetarin hiq se hiq,përveq hajnive me tendera që nga rruga e kombit dhe deri me sot, duke vjedhur e perfituar miliona dhe gjithqka ju ka ardhur në dore.

Pra asnjë nga partit nuk ju ka mbetur fytyr të ballafaqohen me elektoratin gjatë kësaj  fushate. 

Së paku Haradinaj ka mundesi ti shikoi në sy qytetaret dhe të ju kërkoi voten.

LDK dhe PDK njihen si parti motra që asgjë nuk kan bërë pa marrëveshjen e njëra tjetres.

Këto parti përveq hajnis dhe krimeve ordinere e deri te tentim shberja e Kosovës ,duke  i sjellur bisedime vendit vendime fatale e të dëmshme për Kosovën në dialoge ku per ti ikur speciales dëmtonin Kosovën pa mëshirshem.

LDK-ja si mbeshtetse e PDK-s e vrau Kosovën duke nënshkruar gjithqka që i afrohej nga Hashimi,Vuçiçi e dhe Grenelli si projekt Ruso-Serb.

Prandaj Albini dhe Vjosa duhet të kenë kujdes me AAK-n me gjithë përplasjet e vogla që kishin në mesë vete ,është partia që duhet të jetë afer juash ngase Haradinaj as nuk është i pa besë as dinak,prandaj vendosmeria e tij duhet të çmohet pavarësisht se si të jetë fundi i zgjedhjeve ngase i duhet kualicioni i domosdoshëm me AAK.

Nese fiton VV-ja me shumicen  absolute dhe AAK mbetet me parti tjera opozitare do të jenë një presion i fort i opozites që do ta ketë pozita vështirë ti qendroi një opozite aq të fortë me tri partit tjera të gansterave ,andaj mendoi se AAK-ja i duhet shumices ngase vetë lideri i saj nuk është i pa besë siq janë LDK-PDK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat