Zogaj: LDK ankohet për Vjosën, PDK në luftë me Nismën, AAK akuza PDK-së, ndërsa LVV e lirë drejt pushtetit absolut

Aktuale

Zogaj: LDK ankohet për Vjosën, PDK në luftë me Nismën, AAK akuza PDK-së, ndërsa LVV e lirë drejt pushtetit absolut

Nga: G.B Më: 20 janar 2021 Në ora: 09:29
Petrit Zogaj

Analisti politik Petrit Zogaj, ka thënë se LDK po ankohet për Vjosën, PDK në luftë me Nismën, AAK akuzon PDK për plagjiat të programit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në anën tjetër, VV krejt vetëm, e lirë dhe pa një shqetësim drejt pushtetit absolut, përcjell Bota sot.

Zogaj ka shtuar se ka mbetur vetëm edhe lufta e kandidatëve të këtyre partive dhe kështu të largohet vëmendja nga fitorja e VV-së.

Postimi i tij i plotë:

LDK ankohet për Vjosën. PDK në luftë me Nismën, AAK akuzon PDK për plagjiat të programit, ndërkohë LV, krejt vetëm, e lirë dhe pa një shqetësim drejt pushtetit absolut.

Ka mbetur që edhe lufta brenda kandidatëve të këtyre partive me u dhez, në mënyrë që më u largu vëmendja nga fitorja e LV-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat