Banesa, shtëpi e kesh – Sa kanë pasuri Kurti, Hoti e Hoxhaj?

Aktuale

Banesa, shtëpi e kesh – Sa kanë pasuri Kurti, Hoti e Hoxhaj?

Më: 20 janar 2021 Në ora: 09:59
Avdullah Hoti, Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj, të tre kandidatë për kryeministër të Kosovës.

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje më 14 shkurt. Për pozitën e kryeministrit, kanë shpallur kandidaturat tre politikanë. Dy prej tyre, e kanë provuar pushtetin edhe më herët, por jo për shumë kohë. Ndërkohë, tjetri ka qenë në pozitën e zëvendëskryeministrit. Por, sa kanë pasuri Kurti, Hoti e Hoxhaj?

Albin Kurti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është se ka edhe aq pasuri. 

Tek pasuritë e paluajtshme, ai ka deklaruar vetëm apartamentin e bashkëshortes, që kushton 400 mijë euro.

Vetë Kurti ka të kursyera 1 mijë e 749 euro në banka, derisa bashkëshortja e tij ka 11 mijë e 415 euro.

Gruaja e tj ka edhe 231 mijë euro kredi që e ka marrë për blerjen e apartamentit.

Si të hyra vjetore, Kurti ka deklaruar 8 mijë e 731 euro, që i ka marrë nga Kuvendi, Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Avdullah Hoti

Më mirë me pasuri qëndron kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti.

Tek pasuritë e paluajtshme, Hoti ka deklaruar tri banesa në vlerë rreth 230 mijë euro, të cilat ka thënë se i ka në pronësi të përbashkët dhe se i ka blerë me mjete vetanake, kredi dhe hua familjare.

Hoti ka treguar edhe sa para të gatshme ka nëpër banka. Në pronësi të tij, ai i ka deklaruar 7 mijë e 394 euro para të gatshme në bankë, në pronësi të bashkëshortes 1 mijë e 338 euro dhe në pronësi të fëmijëve 1 mijë e 372 euro.

Ai ka deklaruar se ka edhe borxhe. Ai i ka marrë pesë mijë euro hua për blerjen e një trualli.

Si të hyra vjetore, ai ka deklaruar se merr gati 42 mijë euro. 17 mijë e 814 euro ka deklaruar se merr si pagë nga Kuvendi i Kosovës, 8 mijë e 100 euro si pagë për angazhim në një kolegj privat, 2 mijë e 730 euro të hyra nga qiraja e banëses, 1 mijë e 326 euro si mëditje, 11 mijë e 314 euro si pagë sekondare dhe 694 euro si honoroar për mentorim të studëntëve në dektoraturë.

Enver Hoxhaj

Banesa ka në pronësi edhe Hoxhaj. Në regjistrin për deklarimin e pasurisë, Hoxhaj ka deklaruar dy banesa në vlerë 230 mijë euro dhe një shtëpi malore dhe tokë në vlerë rreth 180 mijë euro.

Si para të gatshme, Hoxhaj ka deklaruar 7 mijë e 200 euro, derisa të hyrat e tij vjetore sillen rreth 36 mijë euro. Këto para, ai ka deklaruar se i ka marrë si pagë nga Qeveria dhe mëditje nga ligjëratat e mbajtura në universitete në vitet 2015, 2016 dhe 2017 në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat